Flash News

KRYESORE

“Shantazh ndaj studentëve”, dekani i Juridikut mohon akuzat: Përcolla vendimet e Dekanatit dhe Senatit

“Shantazh ndaj studentëve”, dekani i Juridikut mohon akuzat:

Fjalët e dekanit të Juridikut, Artan Hoxha, drejtuar studentëve u morën si shantazh ndaj tyre.

"Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të Juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. Po t’ju ndodhë gjë (dokumenteve) ku do shkoni ju? Ju i keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë këtij procesi", dëgjohet t’u thotë dekani studentëve.

Mirëpo në një prononcim për TVKlan, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë u shpreh se nuk ka pasur asnjë shantazh ndaj studentëve, por u janë komunikuar vendimet e Senatit rreth vitit akademik.

 "Nuk ka qenë as presion, as shantazh. Ju kam përcjellë vendimet e Dekanatit dhe të Senatit".

Përmes një peticioni, vetë studentët e Fakultetit të Drejtësisë i janë drejtuar këtë të enjte Dekanit, ku kërkojnë vazhdimin normal të procesit të mësimit. Ata theksojnë se po pengohen nga një grup i vogël studentësh që kanë bllokuar mjediset e fakultetit.

 "Janë 180 studentë që na kanë kërkuar të vazhdojë mësimi. Jemi të angazhuar për riformatimin e vitit akademik, por sa më shumë kalon koha aq më e vështirë bëhet".

Studentët po protestojnë prej javësh duke kërkuar plotësimin e tetë kërkesave të tyre.

Të fundit