Flash News

KRYESORE

Shantazhi i qeverisë ndaj gjyqtarit, Vasili: Aferë e ndyrë me përmasa gjigande; asgjë s'mund të falet

Shantazhi i qeverisë ndaj gjyqtarit, Vasili: Aferë e ndyrë me

Pas publikimit të përgjimeve nga Exit.al ku qeveria shantazhonte gjyqtarin shqiptar në Strasburg për bllokimin e çështjeve të pronave, ka reaguar dhe kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Në regjistrimin audio tregohet qartë se  si Zëvendës Kryetari i KQZ-së—një zyrtar i lartë i shtetit, i supozuar të jetë i paanshëm—dërgohet në Strasburg nga krahu i djathtë i Kryeministrit Rama, me qëllimin për të ushtruar presion mbi një gjyqtar të GJEDNJ-së për të ndihmuar qeverinë të mohojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë për drejtësi, duke e shantazhuar gjyqtarin se mund të mbetet pa punë pasi të kthehet në Shqipëri pas përfundimit të mandatit.

Vasili, teksa e konsideron një vepër tejet të rëndë, shprehet se; “ prokuroria shqiptare duhet të fillojë hetimin e gjerë dhe të nxjerrë në shesh këtë aferë të ndyrë me përmasa gjigande, por ky duhet të kthehet në procesin e shekullit për dënimin shembullor të hajdutërisë shtetërore të kthyer në institucion”.

Reagim i i Petrit Vasilit:

Qeveria e droges tentoi te bleje Strasburgun,

Prokuroria te prangose shkaktaret.

Nje audiopergjim shume shume i rende nxjerr sheshit se si batakçinjte e qeverise tentuan te blejne edhe Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg,me qellimin per te bllokuar fitimin e te drejtes nga ana e qytetareve.

Keta te pacipe me ne krye te pacipin flasin e flasin per gjoja drejtesine e re.

Pra drejtesia e re me gjithe reformen ne drejtesi per batakçinjte e qeverise eshte blerja e drejtesise dhe vendosja e drejtesise se horrave.

Qeveria e droges dhe e drejtesise se horrave tentoi te bleje Strasburgun per te grabitur qytetaret shqiptare.

Kjo eshte vepra penale me e rende qe mund te kete konsumuar ndonje qeveri ndonje here.

Prokuroria shqiptare jo vetem duhet te filloje hetimin e gjere dhe te nxjerre ne shesh kete afere te ndyre me permasa gjigande,por ky duhet te kthehet ne procesin e shekullit per denimin shembullor te hajduterise shteterore te kthyer ne institucion.

Asgje nuk mund te falet ne kete poshtersi shteterore.

As prokuroria nuk do te falet,neqoftese do te tentoje tu shmanget pergjegjesive apo dhe te shmange nga pergjegjesia qeverine perpara kesaj afere gjigande ne dem te popullit shqiptar.

Sot eshte dita ku asgje mund te falet me kurre.

Të fundit