Flash News

KRYESORE

Shantazhonin një grua me foto intime, në pranga dy fierakët

Shantazhonin një grua me foto intime, në pranga dy fierakët

Policia ka vënë në pranga dy burra, njëri 44 dhe tjetri 46 vjeç nga Cakrani i Fierit. Arrestimi i tyre u bë për shkak se shantazhonin një grua përmes fotove intime.

Sipas policisë, G.M dhe J.Sh i kërkonin para dhe favore seksuale një shtetaseje, ndryshe do të bëni publike fotot me përmbajtje intime.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit policor “Koshovica”, i ndjekur me metoda proaktive.

Njoftimi i Policisë

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi disa javor me metoda speciale të hetimit, zhvilluan operacionin policor “Koshovica”, duke e finalizuar me arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G.M, 44 vjeç, banues në Cakran.

J.Sh, 46 vjeç, banues në Cakran.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë shantazhuar dhe kërcënuar një shtetase, duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.

Nga tërësia e veprimeve të kryera, shtetasit e sipërpërmendur kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Materialet për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Të fundit