Flash News

KRYESORE

"Share" fjalëve të Obamës mbi shkollimin, kryebashkiaku i natës ironizon Ramën: I ka "shlu pllumat" fare, s'po t'njof mo plako!

Kryebashkiaku i natës Briken Fejzullai ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pasi në rrjetet sociale ka shpërndarë një shprehje të ish-presidentit të SHBA, Barack Obama mbi shkollimin.

Në një reagim në ‘Facebook’, Fejzullai ironizon “gjetjen’ e kryeministrit në kohën kur studentët kanë protestuar prej dy javësh për uljen e tarfiave të shkollimit apo përmirësimin e kushteve në konvikte, si dhe denoncimet e zyrtarëve të PS për plagjiatura në punimet shkencore.

“Ky ose i ka "shlu pllumat" komplet fare, ose vazhdon e tall trapin me të gjithë... sepse të mbushësh zyrat e shtetit me lloj-lloj injorantësh (nga ministrat deri te specialistët) me diploma fallco apo mastera e doktoratura të vjedhura apo të blera dhe pastaj t'i bësh "share" fjalëve të Obamës mbi shkollimin, është QR me vërte.

Speechless!

Edhe diçka:

Na hape barkun duke kërkuar dialog me detyrim, tani shkon e heq dhe opsionin e komenteve?! S'po t'njof mo plako!”, shkruan me ironi kryebashkiaku i natës.

Të fundit