Flash News

KRYESORE

Sharm dhe elegancë në tapetin e kuq, artistë e politikanë në edicionin e dytë të "Ballos Vjeneze"

Në një situatë ku stabiliteti politik nuk është luks për Shqipërinë, pasditen e së premtes politikanë e artistë iu bashkuan njërit prej eventeve më të bukura që është zhvilluar së fundmi në Tiranë.

Ambasada e Austrisë në Tiranë së bashku me Iceberg Communication kanë sjellë edicionin e dytë të "Ballos Vjeneze". Me një program të pasur dhe me të ftuar të veçantë njerëz që pëlqejnë valsin dhe figura të njohura të ekranit shqiptarë shijuan muzikën klasike të ofruar nga ky event.

Të pranishëm kanë qenë dhe Presidenti Ilir Meta, i shoqëruar me vajzën e tij, Erën.

Kryebashkiaku Erion Veliaj me Ajola Xoxën, e cila ishte një ndër zonjat që ra më shumë në sy me elegancën dhe shijen e saj në veshje.

Rudina Hajdari ishte e shoqëruar nga Kiri, të cilët "ndasitë politike" i lanë mënjanë dhe shoqëruan njëri-tjetrin në tapetin e kuq, ku Rudina shkëlqente me fustanin e saj pastel dhe flokët me onde.

Po ashtu, të pranishëm ishin dhe personazhe të tjerë të ekranit e artit, si Nevina Shtylla, Edi Manushi, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo e shumë të tjerë.

Të fundit