Flash News

KRYESORE

SHBA “bekon paqen” Rama-Meta për koronavirusin, Kim: Lufta fitohet me bashkim

SHBA “bekon paqen” Rama-Meta për koronavirusin, Kim: Lufta

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, nëpërmjet një videomesazhi në Twitter, tregoi se kishte zhvilluar takime me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Rama. Sipas saj, qëllimi i takiit ishte për të “shprehur vlerësimin udhëheqësin e tyre” për të unifikuar luftën kundër koronavirusit në Shqipëri.

“Përshëndetje! Doja t’ju thoja se sot unë bisedova me presidentin Meta dhe kryeministrin Rama për shprehur vlerësimin për udhëheqësin e tyre për të unifikuar në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri. U shpreha gjithashtu edhe mbështetjen e fortë për masat që ata kanë marrë në këtë betejë. Ato janë të forta, por të nevojshme.

Ashtu si kanë thënë presidenti Trump dhe kryeministri Rama; kjo është një luftë dhe për të fituar një luftë duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën për të dhënë jetën në vijën e zjarrit. Ne na kërkohet që të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar. Prandaj, le ta bëjmë këtë. Të qëndrojmë të bashkuar, të qëndrojmë të disiplinuar, dhe ta fitojmë këtë luftë. Faleminderit shumë dhe rrini në shtëpi.”, shprehet Yuri Kim.

Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama duket se janë afruar më shumë mes tyre, pas situatës nga koronavirusi. Lufta mes tyre, që nuk u shua as gjatë dhe pas tërmetit të 26 nëntorit, duket se ka gjetur “paqen” në kohën e koronavirusit. Rama i ka shprehur faenderime publike, ndërsa Meta ka zhvilluar disa takime me anëtarë të kabinetit qeveritar, lidhur me masat e marra për koronavirusin.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1242155069031821312

Të fundit