Flash News

KRYESORE

SHBA dhe BE përshëndesin qeverinë e re të Hotit: Mezi presim fillimin e bashkëpunimit, me rëndësi dialogu me Serbinë

SHBA dhe BE përshëndesin qeverinë e re të Hotit: Mezi presim

Ambasada Amerikane dhe BE kanë përshëndetur votimin e qeverisë Hoti mesditen e sotme.

Përmes një njoftimi ambasada e SHBA ka uruar zyrtarisht Hotin për detyrën e re, ndërsa thekson se është duke pritur me padurim bashkëpunimin me të.

 “Urime për formimin paqësor të qeverisë së re. Mezi presim të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, duke përfshirë përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet rajonale dhe luftimin e COVID”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian ka përgëzuar qeverinë e re të Republikës së Kosovës që do të drejtohet nga kryeministri Avdullah Hoti.

 “Pandemia do të vazhdojë të jetë një sfidë edhe në të ardhmen dhe BE do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës dhe njerëzve të saj. Ne gjithashtu dëshirojmë të shohim avancim të Kosovës në rrugën drejt BE’së. Kjo kërkon përpjekje dhe përkushtim për reforma për fuqizimin e sundimi të ligjit, dhe në veçanti luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për të provuar zhvillimin socio-ekonomik”, thuhet në reagimin e BE-së.

Në reagimin e sa, BE thekson po ashtu se janë në pritje të një rinisje e shpejtë e dialogut të ndërmjetësuar nga vetë ajo dhe me mbështetjen e emisarit sllovak Miroslav Lajcak, për normalizimin e raporteve me Serbinë.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është e vetmja mënyrë për kthimin e të ardhmes së evropiane të Kosovës në realitet për qytetarët e saj”, thuhet ndër të tjera.

Të fundit