Flash News

KRYESORE

SHBA dhurojnë 5 milionë dollarë, Palmer falënderon dhe vlerëson Ramën

SHBA dhurojnë 5 milionë dollarë, Palmer falënderon dhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhurojnë Shqipërisë një fond prej 5 milionë dollarësh për ta ndihmuar në periudhën e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Lajmin e ka dhënë në Konferencën e Donatorëve, që po zhvillohet në Bruksel, Mattheë Palmer, i dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin.

Palmer ka zbuluar se shifra prej 5 milionësh do të ndahet në pjesën më të madhe për familjet që kanë më shumë nevojë, pastaj pjesa tjetër do të ndahet për monumentet e kulturës të dëmtuara si dhe nëpërmjet Kryqit të Kuq për qendrat shëndetësore, mjekësinë dhe qendrat e emergjencave civile.

Ajo që u vu re në fjalën e z. Palmer ishte vlerësimi i tij për Kryeministrin, Edi Ram.

“Shpreh mbështetjen dhe vlerësimin për Edi Ramën. Faleminderit, z. Kryeministër për udhëheqjen tuaj në këto kohë të vështira”, tha përfaqësuesi i SHBA në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Të fundit