Flash News

KRYESORE

SHBA e Britania e Madhe paralajmërojnë tifozët: Kujdes, spiunët rusë do të jenë në aksion!

SHBA e Britania e Madhe paralajmërojnë tifozët: Kujdes,

Mijëra tifozë pritet të udhëtojnë gjatë këtij muaji në Rusi, për të ndjekur nga afër skuadrat e tyre të zemrës, në kampionatin botëror të futbollit “Rusi 2018”.

Megjithatë, zyrtarët e inteligjencës në SHBA dhe Britaninë e Madhe kanë paralajmëruar tifozët që të jenë të kujdesshëm nga spiunët kibernetikë, pasi do të jenë aksion për të piratuar celularët, apo lap-top-ët e tyre.

“Kushdo që udhëton në Rusi për të marrë pjesë në Kupën e Botës, duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet kibernetike. Nëse planifikoni të merrni me vete një telefon celular, laptop ose pajisje të tjera elektronike, kujdes, çdo e dhënë në këto pajisje mund të arrihet nga Qeveria ruse ose kriminelët kibernetikë”, tha William Evanina, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë në SHBA.

Ai këshilloi që njerëzit duhet ta heqin baterinë e pajisjeve kur nuk i kanë në përdorim, ndërsa kategoria më e rrezikuar janë punonjësit e korporatave dhe qeverisë.

Të fundit