Flash News

KRYESORE

SHBA e hapur për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi? Reagon Grenell: Lajm i rremë. Ju as nuk më keni pyetur

Ka qenë i ashpër reagimi i emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas publikimit të një shkrimi në Euobserver, se SHBA është e hapur për një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Grenell, e ka cilësuar një lajm të rremë këtë artikull, duke theksuar se ai mbështet dakordësinë mes palëve.

“Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni më keni kontaktuar për të më pyetur. Unë jam për atë që bien dakord palët. Unë jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, shkruan Grenell.

Media evropiane citonte një deklaratë të Matthew Palmer, të dërguarit të posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, ku thoshte se “varet nga palët të vendosin parametrat e dialogut”, pasi u pyet për planin e shkëmbimit të territoreve.

Sipas medias, ShBA-të refuzojnë të përjashtojnë një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht kundërshtimit të Gjermanisë.

Të fundit