Flash News

KRYESORE

SHBA e katërta në botë për nga numri i të prekurve me koronavirus, tre shtete detyrojnë banorët të mbyllen në shtëpi

SHBA e katërta në botë për nga numri i të prekurve me

Në Nju Jork guvernatori Andrew Cuomo deklaroi mbrëmë se zyrtarët e shtetit po bëjnë përpjekje për të siguruar furnizime me pajisje të nevojshme mjekësore, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus u rritën mbi 10,000 në mbarë shtetin.

Autoritetet po shqyrtojnë katër vendndodhje të mundshme për ngritjen e spitaleve të përkohshëm, të cilat do të administrohen nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë.

Guvernatori tha gjithashtu se 1 milion maska N-95 po dërgohen në qytetin e Nju Jorkut, ndërsa 500 mijë të tjera në Long Ajlend. Ai tha se po bën përpjekje për furnizim me më shumë veshje të posacme kirurgjikale ndërsa kompanitë që prodhojnë veshjeve tashmë po prodhojnë maska.

“Po bëhet cdo gjë që është e mundur”, tha ai, duke shtuar: “po i biem kryq e tërthor botës për të gjetur pajisje mjekësore”. Nju Jorku numëron 10.400 raste me koronavirus ndërsa 1600 ndodhen në spital.

Tre shtete amerikane me një popullsi në total prej 70 milionë kanë marrë vendim të detyrojnë banorët e tyre të qëndrojnë shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Kalifornia e nisi të premten pasuar nga shteti i Nju Jorkut dhe Ilinoisit këtë fundjavë. Ndërkohë po përgatiten të bëjnë të njëjtën gjë, shtetet e Konektikatit dhe Oregonit.

Në Britani, e cila qëndron për nga shifrat pas Italisë, Spanjës dhe Francës për nga përmasat e përhapjes së virusit, sistemi shëndetësor i vendit po pëson probleme të mëdha. Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i financuar nga shteti ka rreth 4,000 shtretër për terapi intensive dhe rreth 5,000 pajisje për frymëmarrje artificiale. Zyrtarët thonë se nevojat do të jenë shumë më të mëdha në javët e ardhshme. Britania u ka kërkuar 65 mijë infermierëve e mjekë në pension që të kthehen në punë.

Kina raportoi të shtunën se kontinenti i saj nuk kishte raste të reja me COVID-19 të infektuar brenda vendit, për të tretën ditë me radhë, por njoftoi 41 raste të infektuar nga jashtë.

Në SHBA kufizimet në lëvizje hynë në fuqi të shtunën në Illinois dhe në Nju Jork hyjnë në fuqi të dielën. Të gjithë punonjësve e bizneseve që ofrojnë shërbime jo jetike do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, përjashtime do të ketë vetëm për raste të tilla si blerje ushqimesh, ilaçesh dhe kryerje të aktivitete fizike./VOA/

 

Të fundit