Flash News

KRYESORE

SHBA, fitohet lotaria me vlerën rekord prej 1,5 miliardë dollarë

SHBA, fitohet lotaria me vlerën rekord prej 1,5 miliardë dollarë

Fitohet në SHBA shuma rekord prej 1,537 miliardë dollarë, vlera më e madhe e fituar ndonjëher me një biletë të vetëm në SHBA dhe në botë, njoftuan sot përgjegjësit e llotarisë “Mega Millions”.

“Bileta fituese me numrat 5, 28, 62, 65, 70 dhe sërish 5, që u hodh të martën ishte shitur në shtetin e Karolinës së Jugut, por identifikimi i fituesit ose fituesve, ende nuk është bërë”, thekson në faqen e saj të internetit “Mega Millions”.

Një vlerë pak më e lartë, prej 1,586 miliardë dollarësh, ishte dhënë në janar 2016 nga një tjetër llotari e madhe amerikane, “Powerball”, por kjo vlerë ishte ndarë mes tre fituesish në Kaliforni, Florida dhe Tenesi, për një vlerë përfundimtare prej 528,8 milionë dollarë për secilin.

Të fundit