Flash News

KRYESORE

SHBA-ja dhe Kanadaja goditen nga një sulm kompjuterik, 106 milionë njerëz të dëmtuar

SHBA-ja dhe Kanadaja goditen nga një sulm kompjuterik, 106 milionë

Të dhënat e 106 milionë personave në SHBA dhe Kanada u vodhën pas një sulmi kibernetik. Në lidhje me këtë ngjarje policia amerikane arrestoi një hakere, të quajtur Paige Thompson. Kompania e sulmuar është Capital One, një nga shpërndarëset më të mëdha të kartave të kreditit në SHBA.

Sipas kësaj kompanie, të dhënat e vjedhura përfshijnë emra, adresa dhe numra telefoni të njerëzve që kanë aplikuar për karta krediti.

“Por, hakerja nuk ia doli që të ketë qasje në numrat e llogarive të kartave të kreditit”, sqaroi kompania Capital One. Sulmi kompjuterik ndodhi më 19 korrik dhe u dëmtuan 100 milionë persona nga SHBA-ka dhe 6 milionë nga Kanadaja.

Të fundit