Flash News

KRYESORE

SHBA-ja iu rikthen statusin diplomatik përfaqësuesve të BE-së

SHBA-ja iu rikthen statusin diplomatik përfaqësuesve të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë rikthyer misionin e BE-së në Uashington në statusin e tij të mëparshëm, duke e konsideruar unionin si një nga partnerët e tyre më të vlefshëm.

Në fund të vitit 2018, Amerika e uli statusin diplomatik të misionit të BE-së nga “shtet anëtar” në “organizatë ndërkombëtare”. Kjo u konsiderua si një goditje në raportet e trazuara transatlantike.

“Departamenti i Shtetit do të njohë përsëri përfaqësimin e Bashkimit Europian në Uashington si të barazvlefshëm më atë të një misioni dypalësh” tha ambasadori i SHBA-së në BE, Gordon Sondland.

Sipas Sondland, BE-ja është një organizatë me rëndësi të veçantë dhe një nga partnerët më të vlefshëm të SHBA-së në çështjet e prosperitetit dhe sigurisë botërore.

Të fundit