Flash News

KRYESORE

SHBA-ja tërheq trupat nga Siria veriore dhe i hap rrugën Turqisë, kurdët: Thikë pas shpine

SHBA-ja tërheq trupat nga Siria veriore dhe i hap rrugën Turqisë,

Ushtria amerikane ka nisur tërheqjen nga pozicionet në Sirinë e veriut, duke i dhënë mundësinë kështu Turqisë që të kryejë operacionin e saj të paralajmëruar kundër luftëtarëve kurdë të vendosur përgjatë kufirit.

Forcat kurde kanë qenë një nga aleatët kryesore të amerikanëve në luftën kundër Shtetit Islamik, duke dhënë një ndihmë të madhe në mposhtjen e terroristëve, por ata vetë shihen si të tillë nga shteti turk.

“Thikë pas shpine” e quajtën atë tërheqjen e ushtrisë amerikane. Por presidenti Donald Trump e mbrojti vendimin për tërheqjen, duke thënë se është momenti për të ikur nga këto “luftëra të pambarimta”

Tërheqja tregon një ndryshim të madh të politikës amerikane, ndërsa si zyrtarët e Pentagonit, ashtu edhe ata të Departamentit të Shtetit, kanë qenë kundër.

Ushtria amerikane të dielën njoftoi se po largohej nga zona për një ndërhyrje të menjëhershme turke.

Të fundit