Flash News

KRYESORE

SHBA/ Kandidati për president Sanders anulon fushatën për shkak të problemeve shëndetësore

SHBA/ Kandidati për president Sanders anulon fushatën për shkak

Kandidati për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, Bernie Sanders, 78 vjeç, ka anuluar të gjitha aktivitetet e fushatës, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai u dërgua me urgjencë ën spital pasi iu bllokua arteria. Në fillim pati dhimbje në gjoks ndërsa ishe në një aktivitet në Nevada ditën e martë.

Këshilltari i senatorit nga Vermonti deklaroi se ai ndihej shumë mirë dhe për disa ditë do të bëjë pushim absolut. Mjekët i vendosën dy unaza në një arterie të bllokuar, njoftoi të mërkurën fushata e tij.

"Senatori Sanders po bisedon me njerëzit dhe është në humor,” tha këshilltari i fushatës së tij Jeff Weaver në një deklaratë.

"Ai do të pushojë gjatë ditëve të ardhshme. Ne po anulojmë takimet e planifikuara deri në një njoftim të mëtejshëm, dhe do të vazhdojmë të bëjmë përditësimet e nevojshme,” tha ai.

Kandidati për president Sanders më përpara informoi e deri ëm tani ka grumbulluar por zgjedhjet një fond prej 25 milionë dollarësh.

Të fundit