Flash News

KRYESORE

SHBA, makina futet pamëshirshëm në mes të protestuesve

SHBA, makina futet pamëshirshëm në mes të protestuesve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në qytetin Charlottesville të Virxhinias, ku një makinë është futur në mes të turmës së protestuesve. Daily Mail ka postuar videon ku tregohet qartë momenti i tmerrshëm kur makina godet grupin e protestuesve anti-fashistë në SHBA.

Nga goditja mbeti e vdekur një 32 vjeçare, Heather Heyer dhe u plagosën 9 persona të tjerë. Në video duket momenti kur automjeti Dodge Challenger futet mes protestuesve në rrugën e mbushur plot me njerëz.

Ata po protestonin kundra një tubimi të së djathtës ekstreme në qytetin Charlottesville të Virxhinias, për arsyen se e djathta ekstreme ka bërë thirrje për të protestuar kundër planeve për të hequr një statujë të një gjenerali, i cili kishte luftuar për konfederatën proskllavërisë gjatë Luftës Civile të SHBA-ve. Presidenti amerikan Donald Trump e dënoi dhunën dhe guvernatori i Virxhinias shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

 

Të fundit