Flash News

KRYESORE

SHBA/ Matthew Palmer emërohet Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor

SHBA/ Matthew Palmer emërohet Përfaqësues i Posaçëm

Zëvendës Ndihmës Sekretari Matthew Palmer u emërua nga Sekretari i Shtetit në SHBA, si Përfaqësuesi i tij i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë rol, - tha Departamenti i Shtetit, - Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe begatisë në rajon dhe për t’u përqëndruar në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore.”

VOA shkruan se Departamenti amerikan i Shtetit njofton se si Përfaqësues i Posaçëm,  Palmer do të shkojë në Slloveni duke filluar nga 1 shtatori për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. Ai gjithashtu do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve të Quint-it për Ballkanin në Bruksel dhe do të marrë pjesë në takime në Vjenë dhe Podgoricë, nga 4 deri më 10 shtator.

Përveç shërbimit si Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit, Palmer do të vazhdojë të jetë Zëvendës Ndihmës Sekretar në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, një post që ai mban që nga viti 2018. Më parë, ai ishte Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore.

Të fundit