Flash News

KRYESORE

SHBA mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

SHBA mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe

I ngarkuari i posaçëm  i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka shprehur mbështetjen e SHBA për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Në Forumin Strategjik të Bledit, i cili po zhvillohet në Slloveni, Palmer  theksoi edhe tre objektivat e SHBA.

“Vitet e fundit është folur shumë pse USA nuk është prezent në Ballkan dhe nuk e ka me shumë në fokus. Pikërisht për këtë arsye për të qenë prezent më shumë në rajon, dhe duke takuar me shume drejtuesit e rajonit, synimet kryesore të punës janë:

-Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut;

-Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore;

-Bosnja dhe Herzegovina të bëhet një shtet funksional”- tha Palmer në fjalën e tij.

Departamenti i Shtetit katër ditë më parë emëroi Zëvendës Ndihmës Sekretarin Mattheë Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

 

Të fundit