Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
SHBA, nënshkruhen marrëveshjet e normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Emirate-Bahrein: Palestina do i bashkohet, ose mbetet jashtë
Presidenti amerikan Donald Trump priti të martën udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit për nënshkrimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, duke i bërë disa nga shtetet arabe të thyejnë një tabu të kahershme në një ristrukturim strategjik rajonal kundër Iranit.
Ceremonia e Shtëpisë në Bardhë mbyll një muaj dramatik pasi fillimisht Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më pas Bahreini ranë dakord t’i japin fund armiqësisë me Izraelin, por pa një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tij të vjetra me palestinezët.
Presidenti Trump u shfaq në një ballkon që shihte nga një turmë prej disa qindra të pranishmish, me në krah Kryeministrin e Izraelit BenjaminNetanyahu, ministrin e Jashtëm të Emirateve Shejk Abdullah bin Zayed al-Nahyan dhe ministrin e Jashtëm të Bahrenit Abdullatif Al Zayani.
Marrëveshjet, e kritikuara nga palestinezët, i bëjnë ato shtetet e treta dhe të katërta arabe që ndërmarrin hapa për normalizimin e lidhjeve me Iraelin që kur ky i fundit nënshkroi traktate paqeje me Egjiptin në 1979 dhe Jordaninë në 1994. Në takimin më herët me zotin Netanyahu në Zyrën Ovale, Presidenti Trump tha se "Do të kemi të paktën pesë ose gjashtë vende që do të na bshkohen shumë shpejt" për të lidhur marrëveshjet e tyre me Izraelin. Por ai nuk përmendi asnjë prej tyre. Gjatë fjalimit në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë zoti Trump tha se: "Jemi këtu këtë pasdite për të ndryshuar rrjedhën e historisë", dhe shtoi se ky është "një hap i madh në të cilin njerëzit e të gjitha besimeve dhe prejardhjeve të jetojmë së bashku në paqe dhe begati". Zoti Trump tha gjithashtu se tre vendet e Lindjes së Mesme "do të punojnë së bashku, ata janë miq”.
Sjellja së bashku në një tavolinë e Izraelit, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinit pasqyron shqetësimin e tyre të përbashkët për rritjen e ndikimit të Iranit në rajon dhe zhvillimin e raketave balistike prej tij. Irani ka qenë kritik ndaj marrëveshjeve.
Duke folur për Fox News disa orë para ceremonisë, zoti Trump tha se priste që më shumë vende arabe të normalizonin lidhjet me Izraelin dhe parashikoi që edhe palestinezët në fund do t’i bashkoheshin ose përndryshe siç tha ai do të "mbeten jashtë".
Në objektivin e thirrjeve të Shtëpisë së Bardhë ishte Arabia Saudite, fuqia më e madhe e Gjirit. Deri më tani sauditët, mbreti i të cilëve është kujdestari i vendeve më të shenjta të Islamit dhe eksportuesi më i madh i naftës në botë, kanë sinjalizuar se nuk janë gati. Një objektiv tjetër është Omani, udhëheqësi i të cilit bisedoi me zotin Trump javën e kaluar. Sipas një zyrtari të lartë amerikan, Omani pritej të dërgonte ambasadorin e tij në ceremoninë e së martës. Nuk u tha asgjë nëse dhe sauditët do të merrnin pjesë, megjithëse pranimi në heshtje nga ana e tyre i marrëveshjeve është parë si diçka thelbësore.
Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se ky rast do të theksojë aftësitë e zotit Trump si paqebërës në kulmin e fushatës së tij për rizgjedhje.
Të ashtuqujtuarat "Marrëveshjet e Abrahamit" nuk trajtojnë konfliktin e gjatë izraelo-palestinez, por ato mund t'i hapin rrugën një afrimi më të gjerë arabo-izraelit pas dekadash armiqësie.
Në të njëjtën kohë kur Izraeli dhe dy shtetet arabe të gjirit nënshkruan marrëveshjet per normalizim në Shtëpinë e Bardhë, militantët palestinezë qëlluan me raketa nga Gaza në Izrael, duke plagosur dy persona. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësisë për sulmin e ndërmarrë nga territori i drejtuar nga islamikët e Hamasit.
Palestinezët, të cilët kërkojnë një shtet të pavarur në Bregun pushtuar Perëndimor dhe Gaza i shohin marrëveshjet e ndërmjetësuara nga SHBA mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit si tradhti ndaj kauzës së tyre.
Skeptikët, përfshirë shumë vëzhgues të Lindjes së Mesme, mes tyre analistë, ekspertë dhe ish-zyrtarë, kanë shprehur dyshime në lidhje me ndikimin e marrëveshjeve. Ata thonë se marrëveshjet injorojnë palestinezët, të cilët i kanë refuzuar ato, duke i cilësuar si një thikë pas shpinë nga vendet e tyre partnere arabe.
Ish-Nënpresidenti Joe Biden, rivali demokrat i Presidentit Trump, tha se ai mbështet qëndrimet që më shumë vende të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin si përgjigje ndaj një pyetje të bërë se fundmi nga Zëri i Amerikës, por ai shtoi se beson se "Izraeli duhet të jetë i përgatitur të punojë drejt një zgjidhje të sinqertë, me dy shtete" me palestinezët./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38