Flash News

KRYESORE

SHBA nis ekspertë në Shqipëri për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti

SHBA nis ekspertë në Shqipëri për vlerësimin e

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë të ditur se janë nisur drejtë vendit tonë ekspertë që do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas njoftimit, ata do të përcaktojnë edhe nëse ndërtesat dhe infrastruktura në zonat e prekura janë të sigurta.

“Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles. Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta”, njofton ambasada.

Të fundit