Flash News

KRYESORE

SHBA pajis Forcat Ajrore shqiptare me helikopterët “Black Hawk”, Yuri Kim:  Do ju qëndrojmë “krah për krah”

SHBA pajis Forcat Ajrore shqiptare me helikopterët “Black

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar me ambasadoren amerikane Yuri Kim kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë të tipit “Black Haëk”.

Për ministren e mbrojtjes Olta Xhaçka ky është tregues se Forca Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt.

“Krah për krah me aleatin tonë strategjik për fuqizimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetësi i Shqipërisë në momentet më kyçe të historisë treguan sërish se janë në krah të vendit tonë edhe në këto kohë të vështira të pandemisë.

Sot, me ambasadoren Yuri Kim nënshkruam kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë të tipit “Black Hawk”, financim i përbashkët i dy qeverive.

Helikopterët "Black Haëk" që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në Bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë tregues se Forca Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt”, shkruan Xhacka.

Ndërkohë, ambasada e SHBA në Tiranë sqaron se "Ky program përfaqëson shkëlqyeshëm dy aleatë që punojnë së bashku për të arritur qëllime të përbashkëta të sigurisë. Siç e dini, ky nuk është vetëm një dhurim i pajisjeve amerikane të mbrojtjes. Ky është një program i financuar bashkërisht, ku si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Shqipëria ndajnë përgjegjësinë financiare për të mbrojtur Aleancën... Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria qëndrojnë “krah për krah” sot, do të qëndrojmë “krah për krah” nesër dhe të gjitha të nesërmet që vijnë më pas".

 

Të fundit