Flash News

KRYESORE

SHBA rihap kufirin ndërmjet San Diegos dhe Tijuanas në Meksikë

SHBA rihap kufirin ndërmjet San Diegos dhe Tijuanas në Meksikë

Autoritetet e SHBA-ve kanë vendosur të rihapet vendkalimi kufitar San Ysidro, ndërmjet San Diegos dhe Tijuanas në Meksikë, pasi e kishin mbyllur atë të dielën në përgjigje të një përpjekjeje të emigrantëve për të kaluar kufirin.

Më shumë se 500 burra, gra e fëmijë thyen bllokadat e policisë meksikane dhe agjentët amerikanë të sigurisë hodhën gaz lotsjellës.

Sekretarja e sigurisë kombëtare, Kirstjen Nielsen, tha se vendkalimi ishte mbyllur për shkak të sigurisë publike në përgjigje të përpjekjeve të numri të madh migrantësh që kërkonin të hynin në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme.

Të fundit