Flash News

KRYESORE

SHBA sanksione kundër organizatave ruse e kineze, kontribuan në zhvillimin bërthamor të Koresë së Veriut

SHBA sanksione kundër organizatave ruse e kineze, kontribuan në

Uashingtoni njoftoi sot se do të ndërmerrte sanksione kundër 10 organizatave dhe gjashtë individëve kinezë dhe rusë duke theksuar se këta të fundit kishin kontribuar në zhvillimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.

“Departamenti i Thesarit do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Koresë së Veriut duke shënjestruar ata që mbështesin zhvillimin e programeve bërthamore dhe balistike dhe duke i izoluar nga sistemi financiar amerikan”, theksoi sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin në një komunikatë.

“Është e papranueshme që individë apo ndërmarrje në Kinë, në Rusi apo gjetkë mundësojnë për Korenë e Veriut të gjenerojë të ardhura të përdorura për zhvillimin e armëve të shkatërrimit masiv”, shtoi ai.

 

Të fundit