Flash News

KRYESORE

SHBA/ Sekretari i Thesarit garanton se vendi nuk rrezikohet nga kriza

SHBA/ Sekretari i Thesarit garanton se vendi nuk rrezikohet nga kriza

Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin nuk shikon asnjë kërcënim për krizë në SHBA edhe pse disa tregues duket se sinjalizojnë një ngadalësim të ekonomisë më të madhe në botë.

Në muajin gusht hapja e vendeve të reja të punës ra në 130 mijë, një nivel shumë i ulët krahasuar me mesataren mujore prej 223 mijë në vitin 2018. Në periudhën prill-qershor ekonomia amerikane u rrit me 2 për qind, duke shënuar rënie nga niveli prej 3.1 për qind i tre mujorit të parë të vitit.

Këto të dhëna, së bashku me rënien e investimeve nga biznesi dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme tregtare me Kinën dhe Evropën, u kanë dhënë zë shqetësimeve për një recesion ekonomik. Por zoti Mnuchin tha për rrjetin televiziv Fox Neës se "nuk sheh në asnjë mundësi për recesion".

Ai shtoi se"nuk ka dyshim se ka pasur një ngadalësim të konsiderueshëm në ekonominë botërore si në Kinë ashtu edhe në Evropë.

“Por përsa i takon SHBA-së ne vazhduam të jemi “fanari ndriçues”. Ne nuk kemi parë asnjë ndikim në ekonominë amerikane", shtoi ai.

SHBA dhe Kina janë përfshirë në një luftë ekonomike për shkak të tarifave me vlerë qindra miliarda dollarëve. Por Mnuchin u shpreh se ka shpresë në arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Pekinin gjatë bisedimeve që pritet të nisin javët e ardhshme në Uashington.

Të fundit