Flash News

KRYESORE

SHBA, shkalla e papunësisë më e ulëta në 50 vite

SHBA, shkalla e papunësisë më e ulëta në 50 vite

Për herë të parë prej gati 50 vitesh, norma e papunësisë në SHBA ra në 3,6% në muajin prill duke shënuar një rënie me dy të dhjetat pikë përqindjeje në raport me muajin mars.

Krijimi i vendeve të punëve sërish ishte shumë i lartë me 263 000 duke tejkaluar ndjeshëm pritshmëritë e analistëve të cilët parashikuan për 200 000 vende të reja pune, sipas shifrave zyrtare të punësimit të publikuara sot nga Departamenti i Punës.

Kjo normë shumë e ulët e papunësisë që prej dhjetorit 1969, që ishte 3,5%, reflekton punësimin e konsoliduar në shumë sektorë, që variojnë nga shërbimet profesionale tek kompanitë e ndërtimit duke vijuar me shëndetësinë apo ndihmën sociale.

Të fundit