Flash News

KRYESORE

SHBA/ Të shtëna me armë në bankë, të paktën pesë të vdekur                

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, pasi një person hapi zjarr me armë në bankën ‘SunTrust’ në Sebring të Floridas në SHBA.

Sipas policisë vendase, autori i ngjarjes është 21-vjeçari Zephen Xaver, i cili u arrestua pa bërë rezistencë kur ndërhyri skuadra e SWAT.

"Sot ka qenë një ditë tragjike në komunitetin tonë", tha shefi i policisë së Sebring, Karl Hoglund. "Ne kemi pësuar një humbje të konsiderueshme në duart e një krimi të pakuptimtë duke bërë një krim të pakuptimtë", shtoi më tej ai.

Zyrtarët nuk i kanë identifikuar publikisht viktimat, ndërsa mediat shkruajnë se ende nuk dihet motivi i një sulmi të tillë.

Të fundit