Flash News

KRYESORE

SHBA tejkalon Kinën dhe Italinë për numrin e të infektuarve me Covid-19

SHBA tejkalon Kinën dhe Italinë për numrin e të infektuarve

Shtetet e Bashkuara tani kanë numrin më të madh të të infektuarve në botë me Covid-19, duke numëruar tashmë me shumë se 82,000 persona, sipas CNN.

Rastet e SHBA tanimë kanë tejkaluar edhe Kinën dhe Italinë. Që nga mbrëmja e së enjtes, Shtetet e Bashkuara kishin të paktën 82.100 raste ndërsa Kina raportonte 81.782.

Ka pasur më shumë se 510,000 raste të raportuara në të gjithë botën.

Të paktën 246 vdekje të reja u raportuan të enjten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në shkallë vendi në të paktën 1,195.

Në Nju Jork, ku janë raportuar më shumë se gjysma e rasteve në SHBA, punonjësit e rraskapitur të spitalit po kthehen në masa gjithnjë e më të dëshpëruara për të luftuar virusin.

Qendra Spitalore e New York Bellevue krijoi një morg të improvizuar duke përdorur tenda dhe kamionë frigoriferikë.

Kina po shërohet gradualisht dhe nuk ka transmetim lokal të virusit, ndërsa situata është më e keqe është edhe në Evropë, kryesisht në Itali, Spanjë, Angli, Francë etj.

Të fundit