Flash News

KRYESORE

SHBA tërhiqet nga UNESCO, shkak Izraeli

SHBA tërhiqet nga UNESCO, shkak Izraeli

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga organizata kulturore e OKB-së, UNESCO, dhe shkak sipas Departamentit Amerikan të Shtetit është “paragjykimi i vazhdueshëm kundër Izraelit nga ana e organizatës".

UNESCO ka shprehur në vijimësi shqetësimin për ndërhyrjet e Izraelit në Jerusalem, qyteti historik i tri feve hyjnore.

Departamenti i Shtetit njoftoi synimin për t’u tërhequr nga organizata kulturore, shkencore dhe arsimore e OKB-së dhe të bëhet vëzhgues i përhershëm.

 “Ky vendim nuk u mor me lehtësi dhe pasqyron shqetësimet e SHBA me vonesat në rritje në UNESCO, nevojën për reforma themelore në organizatë dhe vazhdimin e paragjykimit anti-izraelit në UNESCO”, tha në një deklaratë Departamenti i Shtetit, duke shpjjeguar në këtë mënyrë dhe arsyen e tërheqjes.

 

 

Të fundit