Flash News

KRYESORE

SHBA, uragani "Laura" shkakton përmbytje të frikshme në shtetin e Luizianës; ekspertët thirrje për evakuim

SHBA, uragani "Laura" shkakton përmbytje të frikshme në

Uragani Laura ka goditur bregdetin e Luizianës, me erëra ekstreme duke shkaktuar përmbytje në shtetin e SHBA-së, thotë Qendra Kombëtare e Uraganit (NHC).

Uragani i kategorisë katër pritet të shkaktojë një stuhi me përmasa katastrofike ndërsa lëviz në tokë me shpejtësi deri në 150 km / orë (240km / orë).

Ekspertët bëjnë të ditur së nëse “Laura” vijon me këto ritme, ajo do të konsiderohet si një nga stuhitë më të forta që ka goditur ndonjëherë Bregun e Gjirit të ShBA.

Uragani Laura goditi zonën e Cameron, në Luiziana, rreth orës 05:00 GMT me kohën lokale.

NHC paralajmëroi çdo banor që ndodhet brenda hapësirës së stuhisë të ndërmarrë veprime që tani për të mbrojtur jetën, ndërsa kërkoi evakuimin menjëherë të pjesës tjetër që ndodhet pranë qendrës së katastrofës.

Më shumë se 190,000 shtëpi në Luiziana thuhet se humbën energjinë elektrike në orët e para të së enjtes, sipas faqes zyrtare së ShBA, Power Outage. Pamjet televizive treguan shi të fortë dhe erëra të forta që godasin qytetin bregdetar jug-perëndimor të liqenit Charles në Luiziana.

Presidenti Donald Trump u tha atyre që preken potencialisht nga stuhia që të "dëgjojnë zyrtarët lokalë" pasi stuhia ishte "shumë e rrezikshme dhe po intensifikohej shpejt".

Uragani Laura ka përshpejtuar forcën goditëse me shpejtësi nga kategoria tre në katër, duke fituar 70% fuqi në vetëm brenda 24 orëve.Tani është fare pranë momentit për t’u bërë një stuhi e kategorisë se pestë, që do të nënkuptojë erëra të qëndrueshme maksimale prej 158 km / orë (254 km / orë).

Të mërkurën, NHC tha se imazhet satelitore kishin treguar që Laura kishte pësuar një intensifikim të jashtëzakonshëm për t'u bërë një "uragan i frikshëm", gjithashtu pritet të jetë një rrezik për jetën edhe për banorët e bregdetit të Gjirit të Meksikës.

Të fundit