Flash News

NDËRKOMBËTARE

SHBA, vetë-karantinohet senatori dhe kongresmeni, u takuan me një person të infektuar nga koronavirusi

SHBA, vetë-karantinohet senatori dhe kongresmeni, u takuan me një

 

Sipas BBC, dy anëtarë të partisë republikane të Presidentit Trump, Kongresmeni i Arizonës, Paul Gosar dhe senatori i Teksasit Ted Cruz, thanë të dielën se ata do të vetë-karantinohen pasi të dy ishin të ekspozuar ndaj një personi të infektuar në një tubim politik.

Asnjë ligjvënës nuk është konfirmuar me Covid-19, por ata të dy folën dhe shtrënguan duart me individin e prekur (i cili tani është në spital) në Konferencën Konservatore për Veprim Politik në fund të muajit të kaluar.

Ndërkohë, Shefi i Aituritetit Portual në New York Rick Cotton ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas testeve të kryera. Lajmin e ka dhënë Guvenrnatori i New York-ut, Andrew Cuomo i ci u shpreh se Rick Cotton i bashkohet numrit prej më shumë se 100 personave të prekur nga koronavirusi.

Atij do ti duhet të punojë nga shtëpia, njoftoi Guvernatori.  Në New York është shpallur gjendja e jashtëzakonshme gjatë fundjavës pasi numri i të prekurve nga koronavirusi u rrit.

Të fundit