Flash News

KRYESORE

Shefi i kabinetit të presidentit: Meta i ka sugjeruar Ramës ta emërojë Cakajn ministër Kulture

Shefi i kabinetit të presidentit: Meta i ka sugjeruar Ramës ta

Arben Cici, shef i kabinetit të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur për televizionin T7, se Meta i ka propozuar kryeministrit Edi Rama që ta emërojë Gent Cakën ministër Kulture.

“Presidenti i Republikës i ka propozuar kryeministrit që, meqë z. Cakaj pretendohet që është kaq i ditur..., ju mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër”, ka treguar ai.

“Në këto kushte në të cilat jemi, s’e kemi luksin të bëjmë eksperimente”, ka cituar Cici fjalët e presidentit Meta.

Cici ka thënë në emisionin “Pressing” se “të gjithë e dinë qëndrimin dhe pozicionin e z. Meta sa i takon Kosovës, sa i takon procesit të dialogut Serbi-Kosovë, dhe natyrisht sa i takon politikës së jashtme të Shqipërisë në raport me Kosovën”.

Ai ka thënë se mosdekretimi i Cakës s’kishte të bënte me faktin që ai është nga Kosova.

Të fundit