Flash News

KRYESORE

Shefi i komisariatit goditi vajzën te Bregu i Lumit, Manjani: E menderosën! Mirë që i rrahin por s’i lënë as të qajnë!

Shefi i komisariatit goditi vajzën te Bregu i Lumit, Manjani: E

Për dhunën e ushtruar nga shefi i komisariatit NR.4 në Tiranë ndaj një banoreje që proteston te “Bregu i Lumit’, ka reaguar dhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Në një reagim në Facebook, Manjani shkruan se dhuna ndaj vajzës është dyfish e dënueshme, pasi jo vetëm që i rrahin por dhe pengojnë telefonat që të pasqyrojnë ngjarjen.

Reagimi i Manjanit:

Ai polici që goditi vajzën sot tek Bregu i Lumit, paguhet ndër të tjera për të mbrojtur gratë nga dhuna.

Dhuna ndaj saj është dyfish e dënueshme.

Them “ndër të tjera”, sepse me të tjerat ai polic e kolegët e tij e kanë menderosur. Përfshi dhe terrorin e ndalimit të lajmeve, duke ju rrembyer edhe celularët njerëzve.

“Mirë që i rrahin e i dhunojnë, por s’i lënë as të qajnë!

Kjo është Policia që vazhdojnë ta duan!!!

https://politiko.al/video-gjuajti-me-pellembe-vajzen-te-bregu-i-lumit-autori-eshte-shef-komisariati-ne-tirane/

Të fundit