Flash News

KRYESORE

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore: Gjobat do të shoqërohen me foto

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore: Gjobat do të

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Erjon Ahmeti, i ftuar në News 24, ka treguar një ndryshim lidhur me gjobat ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Ahmeti tha se gjobat, së shpejti, do të bashkëshoqërohen me foto dhe argumentim.

“Bashkëlidhur me gjobën e kundravajtjes, do të vijë edhe një foto në adresë të qytetarit. Fleta e gjobës do jetë me foto dhe e argumentuar. Mënyra e kontrollit të tanishëm është një risi në këtë pjesë.

Trafiku është një pjesë e përditshme e punës sonë, ka edhe menaxhimin, sidomos në ato pjesë rrugore që ka ngarkesë”, u shpreh Ahmeti.

Të fundit