Flash News

KRYESORE

Shefi i OKB kritikon Trump për ndërprerjen e fondeve drejt OBSH-së: Nuk është momenti i duhur

Shefi i OKB kritikon Trump për ndërprerjen e fondeve drejt

Presidenti amerikan Donald Trump ka udhëzuar administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) në mes të pandemisë së coronavirusit të ri.

Pas kwtij vendimi ka reaguar shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Gueterres, duke kritikuar presidentin amerikan Donald për vendimin e marrë, e me theksin se  nuk është koha tani që të shikohen burimet e OBSH-së.

“Nuk është tani koha tani për të parë burimet e OBSH-së, ndoshta kjo është në një plan të dytë. Tani është koha për unitet dhe bashkësia ndërkombëtare duhet që të punojë së bashku në solidaritet për të ndaluar këtë virus dhe pasojat e tij shkatërruese”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Gueterres.

Donald Trump ka akuzuar më herët OBSH-në për “keqmenaxhim të rëndë dhe për mbulim të përhapjes së koronavirusi”, duke shtuar se Amerika do të ndalë fondet për organizatën globale, duke shikuar situatën.

Gueterres tha se në të kundërt nga sa thotë Trump, OBSH është në “vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit, vecanëriasht me të prekurit nga Covid-19, duke ndihmuar ata me udhëzime, me trajnime, pajisje, e shërbime konkrete për të shpërtuar jetë njerëzish.

SHBA ka ofruar fondin më të madh ndaj OBSH-së, duke siguruar 400 milionë dollarë (316 milion £) vitin e kaluar.

Të fundit