Flash News

KRYESORE

Shefi i policisë zhgënjehet nga Boris Johnson: Përdori oficerët e policisë si sfond për fjalimin e tij

Shefi i policisë së Ëest Yorkshire, John Robins, ka mbetur i zhgënjyer pasi oficerët e tij janë  përdorur si sfond e një eventi politik të organizuar dje nga Boris Johnson.

“Unë u ndjeva i kënaqur që ne u zgjodhëm si pikë qendrore e fillimit të fushatës kombëtare të rekrutimit. Policia e Ëest Yorkshire besonte se çdo përfshirje e oficerëve tanë kishte të bënte vetëm me rekrutimin e oficerëve të policisë.

Ne nuk kishin asnjë informacion se fjalimi do të shtrihej në çështje të tjera. Kjo na u vu në dijeni vetëm pak minuta përpara fjalimit dhe unë u ndjeva i zhgënjyer kur pashë oficerët e mi si sfond i një fjalimi politik që nuk kishte lidhje me atë për të cilën ishim mbledhur”, tha Robins.

Pas fjalimit të tij, Johnson dha shpjegimin e tij për ‘Yorkshire Post’ në lidhje me atë që ndodhi. Gazetari i YP, Pat Parsons rrëfeu nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale atë çfarë i kishte thënë kryeministri britanik për ngjarjen.

“Boris Johnson erdhi në zyrën e “Yorkshire Post” pas mbarimit të fjalimit që dha në bazën qendrore të policisë, dhe na dha versionin e tij rreth ngjarjes me oficeren e policisë që nuk ishte ndjerë  mirë, për shkak se kishte qëndruar në këmbë për një kohë të gjatë”, tha Parsons.

“Ishte një audiencë e mrekullueshme me oficerë policie dhe rekrutë të rinj. Gjatë fjalimit tim fola shumë për përmirësimin e shërbimeve publike dhë gjëra të tilla. Pastaj kuptova se i kishta dhënë më shumë rëndësi se ç’duhej çështjes së Brexit, gjë që nuk doja ta bëja.

Më pas pashë atë policen e gjorë, Helena quhej. Ajo ishte mirë. Ishte e mrekullueshme. Thjeshtë ishte pak e lodhur ngaqë kishte qëndruar shumë gjatë në këmbë”, tha Johnson për ‘Yorkshire Post’.

Të fundit