Flash News

KRYESORE

"Shefi i Policisë së Vlorës uroi Moisi Habilajn”, reagon avokati: S’mund të konsiderohet si provë

"Shefi i Policisë së Vlorës uroi Moisi Habilajn”,

Megjithëse ish-kreu i policisë së Vlorës, Jael Çela vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare, sot u zhvillua seanca e rradhës ku ai u përfaqësua nga avokati i tij, Petrit Ismaili.

Ky i fundit ka theksuar se proçesi ndaj klientit të tij është i paragjykuar politikisht, ndërsa bëri të ditur se janë duke u transkriptuar përgjimet telefonike.

“Janë duke u transkriptuar përgjimet telefonike te Jealdit dhe grupit Habilaj për të parë implikimin e tij lidhur me akuzat. Klienti im nuk mund te implikohet per nje sms urimi”. tha ai.

Dyshohet se prokuroria ka zbuluar një mesazh urimi që Çela i ka dërguar Moisi Habiljat, por kjo mbetet për t’u verifikuar plotësisht, pas transkriptimit të përgjimeve telefonike.

Seanca e sotme u shty për një datë tjetër pasi në gjykatë nuk kanë ardhur ende të gjitha aktet për dosjen.

Të fundit