Flash News

KRYESORE

Shefja e Infektivit flet për rastin e parë të dyshuar me coronavirus në Shqipëri: U deshën 8 orë për ta konfirmuar

Shefja e Infektivit flet për rastin e parë të dyshuar me

Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur publikisht për herë të dytë Task-Forcën sa i takon planit të masave për mbrojtjen nga coronavirusi.

Gjatë këtij takimi, u prek edhe rasti i personit të parë të dyshuar me virusin kinez, për të cilin Shefja e Shërbimit Infektiv Najada Çomo tha se fatmirësisht kishim të bënim me një grip të zakonshëm dhe jo coronavirus.

“Kishim një rast që kishte disa ditë që kishte ardhur nga Kina. Kishte dyshime nga ana klinike.  Ne u përballëm me një rast të dyshuar dhe pas 8 orësh nga ISHP u realizua përgjigja që rezultoi se ishte me grip dhe jo i prekur nga coronavirusi. Kjo ishte provë e madhe që të gjitha hallkat i kaluam me sukses”, tha mjekja.

Rreziku nga virusi kinez, Manastirliu sqaron masat që merr Shqipëria pasi OBSH shpalli emergjencën globale

Të fundit