Flash News

KRYESORE

Shefja e ONM ia kthen Metës: Sistemi në Shqipëri po tronditet, ndërkombëtarët duan njerëz në burg

Shefja e ONM ia kthen Metës: Sistemi në Shqipëri po tronditet,

Shefja e misionit të ONM në Tiranë, Genoveva Ruz Calavera, gjatë fjalës së saj në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, tha se reforma në drejtësi po shkon në drejtimin e duhur dhe sistemi po tronditet.

Nga Poznani në Poloni, ajo shtoi se ndërkombëtarët duan njerëz në burg dhe se kjo reformë do të garantojë pavarësinë e gjyqësorit për vendin.

“Sepse kjo do të thotë që me këtë proces, që unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur, Shqipëria do të arrijë në një pozicion fantastik, për të kapur kohën e humbur deri tani.

Këtë herë kur ne negociojmë anëtarësimin, ne kërkojmë një historik treguesish. Kjo do të thotë që ne duam të shohim që ligjet të zbatohen, duam të shohim njerëzit në burg, asetet e krimit të sekuestrohen dhe ne duam të kemi mjaftueshëm fakte/prova, jo vetëm ligje, për të demonstruar që sistemi është i konsoliduar.

Vetëm mund të shpresoj që në Shqipëri, kur sistemi po tronditet, të gjithë politikanët ta kuptojnë vlerën që ka respektimi dhe mbështetja e kësaj reforme”, tha Calavera në samit.

Presidenti Ilir Meta në konferencë për shtyp ka akuzuar se ndërkombëtarët kanë ndihmuar që sistemi i drejtësisë të kapet nga Rama. Ai madje u shpreh i gatshëm të ballafaqohej me ndërkombëtarët për t'u treguar atyre gabimet, përfshirë edhe shefen e misionit të ONM në Tiranë.

Të fundit