Flash News

KRYESORE

‘Sheh ëndrra me sy hapur’/ Presidenca paralajmëron pas deklaratave të Ballës: Larg duart nga Gjykata Kushtetuese, mos shkelet vija e kuqe!

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha gjatë një reagimi për mediat se Kuvendi duhet të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit, si dhe për faktin se Presidenti nuk mund ta shpërndajë Parlamentin, por ky i fundit mund ta shkarkojë Kreun e Shtetit.

“Presidenti sheh ëndrra me sy hapur, kur flet për gjoja dekrete që mund të shpërndajë Parlamentin. Të mos harrojmë të vetmen lidhje që ka Presidenti me Kuvendin, që është ajo e thërritjes për caktimin e seancës së parë plenare. Presidenti nuk e ka kompetencën për shpërndarjen e Parlamentit, ndërsa Kuvendi e ka kompetencën për shkarkimin e Presidentit”, deklaroi Balla.

Në një postim në “Facebook”, Blushi i quan të shëmtuara dhe të dënueshme këto deklarata dhe shton se janë presione të qarta politike ndaj organit të akuzës për të mos vepruar ndaj kallëzimit penal për Ardian Dvoranin.

Reagimi i Blushit

Të fundit