Flash News

KRYESORE

Sheh për herë të parë fotografinë e babait, regjimi komunist ja pushkatoi kur ishte vetëm 3-vjeç

Një grua ka parë për herë të parë një fotografi të babait të saj, i cili është pushkatuar nga regjimi komunist në kohën kur e bija ishte vetëm 3 vjeç.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit e ka publikuar këtë histori në faqen e vet në rrjetin social Facebook.

Në shkrim thuhet se fotografia u gjet për herë të parë, mes dokumentave të ish-Sigurimit.

“Mimoza Zejnati u njoh me dokumentat e ish Sigurimit per babain e saj qe u pushkatua ne moshen 26 vjeç, kur ajo ishte vetem 3 vjeç. Nderkohe qe trupi i tij ende nuk eshte gjetur, Mimoza e gjeti nje foto te tij per here te pare, mes dokumentave te ish Sigurimit”, shkruhet në postimin e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Të fundit