Flash News

KRYESORE

Sheh të plagosurin në rrugë, deputeti del nga makina dhe i jep ndihmën e parë

Deputeti i PS, Taulant Balla i ka ardhur në ndihmë një qytetari në Elbasan që ishte përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 në unazën jugore të qytetit.

Sipas ‘InfoElbasani’, Balla ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur ka parë të shtrirë në rrugë një shtetas rreth 65 vjeç, i cili ishte përplasur nga një makinë. Ai bashkë me kalimtarë të rastësishëm kanë dhënë ndihmën e parë duke e larguar nga rruga.

Balla ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën që kanë mbërritur në vendin e aksidentin. Qytetari i aksidentuar është transportuar me shpejtësi në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po punon për identifikimin e automjetit dhe autorit që shkaktoi këtë aksident.

Të fundit