Flash News

KRYESORE

Shehaj: Asnjë shqiptar nuk duhet të paguajë taksën tek ‘Rruga e Kombit’ për të pasuruar oligarkët, protesta kundër hajdutëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, shprehet se asnjë shqiptar nuk duhet të paguajë tarifën e vendosur tek ‘Rruga e Kombit’ për të pasuruar në këtë mënyrë oligarkët.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Shehaj thotë se të gjithë shqiptarët duhet t'i bashkohet qytetarëve kuksianë në protesta madhështore kundër hajdutëve në pushtet.

“Asnjë shqiptar nuk duhet të paguajë Rrugën e Kombit për të pasuruar oligarkët, prandaj i gjithë Populli Shqiptarë duhet t'i bashkohet qytetarëve kuksianë në protesta madhështore kundër hajdutëve në pushtet”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Postimi i Agron Shehaj

PAS PROTESTËS SË QYTETARËVE, NGA 400 MILION EURO, ASNJË EURO NUK I ZBRITI RAMA KOMPANISË KONÇESIONARE.

Thoni çfarë të doni, por Rama e mban fjalën🤝.

Ju dha fjalën miqve që me taksën për Rrugën🛃 e Kombit do fitonin të gjithë bashkë të paktën 160 milionë 💰💰💰 (nga 400 milionë të arkëtuar) dhe po bëhet copë që ta përmbushë premtimin.

Pas ndryshimit të taksës, për kompaninë koncesionare nuk ndryshon asnjë gjë, sepse shteti do mbulojë diferencën e të ardhurave, si pasojë e taksës së ulët për banorët e Kukësit.

Të vjedhësh💰 është krim ⚖️ , të vjedhësh të varfërit, që të udhëtosh me avion privat ✈️ është krim i ndyrë 🤮.

Sesi do vjedhin me taksën e Rrugës së Kombit e shpjegon shumë thjesht kjo video që kam ndarë me ju që kur filloi e gjitha kjo skemë.

Të fundit