Flash News

KRYESORE

Shehaj: Gjiknuri dhe ARRSH të paskrupullt, tentuan të vidhnin në mënyrë të organizuar, tani hiqen si shpëtimtarë

Shehaj: Gjiknuri dhe ARRSH të paskrupullt, tentuan të vidhnin në

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, shprehet se gjëja më e padurueshme në skandalin e projektit të Unazës është pafytyrësia, sipas tij, dhe mungesa e çdo skrupulli e drejtuesve të ARRSH-së dhe Ministrit Gjiknuri.

Shehaj shkruan në rrjetin social Facebook se ministri lavdëroi veten se i kishte shpëtuar shqiptarëve 30 milionë euro duke prishur kontratat mashtruese, kurse sot ARRSH ka paditur kompaninë Dunwell Haberman.

“Këta janë njerëz që tentuan të vjedhin në mënyrë të organizuar në emër të Edi Ramës dhe tani hiqen si shpëtimtarë të parave publike! Arrogancës me të cilën ata vjedhin ja kalon vetëm arroganca me të cilën ata përçmojnë shqiptarët, duke i trajtuar ata si budallenj që nuk kuptojnë”, shkruan Shehaj duke shtuar se këta njerëz që nuk kanë asnjë fije morali njerëzor nuk mund të vazhdojnë të paguhen më asnjë ditë me paratë e qytetarëve.

Postimi i plotë i deputetit Agron Shehaj

Gjëja më e padurueshme në skandalin e projektit të Unazës është pafytyrësia dhe mungesa e çdo skrupulli e drejtuesve të ARRSH-së dhe Ministrit Gjiknuri. Ministri lavdëroi veten se i kishte shpëtuar shqiptarëve 30 milionë euro duke prishur kontratat mashtruese, kurse sot ARRSH ka paditur kompaninë Dunwell Haberman.

Këta janë njerëz që tentuan të vjedhin në mënyrë të organizuar në emër të Edi Ramës dhe tani hiqen si shpëtimtarë të parave publike! Arrogancës me të cilën ata vjedhin ja kalon vetëm arroganca me të cilën ata përçmojnë shqiptarët, duke i trajtuar ata si budallenj që nuk kuptojnë.

Këta njerëz që nuk kanë asnjë fije morali njerëzor nuk mund të vazhdojnë të paguhen më asnjë ditë me paratë e popullit, duhen larguar si hajdutë dhe pastaj të dalin para drejtësisë.

 

 

Të fundit