Flash News

KRYESORE

Shehaj: Mbyllja e bizneseve për ndonjë kupon tatimor, si dënimi ndaj adoleshentit që pi një cigare hashash

Shehaj: Mbyllja e bizneseve për ndonjë kupon tatimor, si dënimi

Deputeti i Partisë Demokratike në Vlorë, Agron Shehaj si politikan e biznesmen, ka reaguar për mbylljen e disa bizneseve nga Tatimet, për shkak të mosprerjen e ndonjë kuponi tatimor.

Teksa thekson se respektimi i ligjit është primar nga bizneset, Shehaj shton se nuk është dakord me sjelljen arrogante ndaj qytetarëve të thjeshtë.

Reagimi i Agron Shehajt në Facebook:  

Në Republikën e ministrave trafikantë droge🚤🛥️, mbyllja e bizneseve për mosprerje të ndonjë kuponi tatimor është si të dënosh një adoleshent se pi një cigare hashash.

Ligji duhet respektuar pavarësisht se sipas meje qeverisemi nga Kusarë 💰, por më bën përshtypje arroganca e tyre kundër qytetarëve të thjeshtë që mundohen të nxjerrin bukën e gojës .

Të fundit