Flash News

KRYESORE

Shehaj me komunitetin shqiptar në Milano: Po mundohemi të krijojmë kushtet që dhe në Shqipëri shqiptarët të kenë mundësi t’ia dalin

Shehaj me komunitetin shqiptar në Milano: Po mundohemi të

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, në takimin me komunitetin shqiptar në Milano, me rastin e festës së Flamurit, u shpreh se ata janë njerëz të cilët kanë arritur t’ia dalin edhe pse në një vend të huaj.

Shehaj theksoi se ajo që Partia Demokratike po mundohet të bëjë në Shqipëri është që të krijojë kushtet që dhe shqiptarët që jetojnë në vendin e tyre të kenë një mundësi.

“Ju të gjithë jeni njerëz që ja keni dalë në Itali, ja keni dalë me forcat tuaja, ja keni dalë me punë, dhe jo sepse dikush ju ka bërë një nder.

Ajo që ne po mundohemi të bëjmë në Shqipëri, dhe jam i bindur se do ja dalim, është që të krijojmë kushtet që edhe në Shqipëri shqiptarët të kenë mundësi t’ia dalin. T’ia dalin në Shqipëri, t’ia dalin në vendin e tyre.

Kjo është ajo që synojmë. Unë jam i bindur që Shqipëria një ditë do bëhet, jam absolutisht i bindur, dhe jam i bindur që Shqipërinë do ta bëjnë ata që e duan Shqipërinë”, u shpreh deputeti Agron Shehaj.

Të fundit