Flash News

KRYESORE

Shehaj në përvjetorin e Fondacionit Down Syndrome Albania: Do vazhdoj t'i mbështes

Shehaj në përvjetorin e Fondacionit Down Syndrome Albania: Do vazhdoj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ishte pjesë e ceremonisë së organizuar në përvjetorin e Fondacionit Down Syndrome Albania. Përgëzova stafin e Emanuelës për punën e jashtëzakonshme me fëmijët shqiptar, shkruan Shehaj, teksa shton se ndihem krenar që i kam mbështetur sa kam mundur në punën e tyre fisnike.

“Në këtë ngjarje nuk munguan ministra apo kryebashkiakë. Nuk munguan as fotot me fëmijët. Por fondacioni nuk merr asnjë lekë nga buxheti. Një pjesë madhe e fëmijëve nuk marrin shërbimet që meritojnë sepse qeveria nuk u jep asgjë”, shprehet Shehaj.

Deputeti demokrat prej disa vitesh mbështet financiarisht kauzën e fëmijëve down.

Postimi i plotë i Agron Shehaj

Në përvjetorin e Fondacionit Down Syndrome Albania përgëzova stafin e Emanuelës për punën e jashtëzakonshme me fëmijët shqiptar. Ndihem krenar që i kam mbështetur sa kam mundur në punën e tyre fisnike. Ky staf është shembull në shoqërinë civile, me punë dhe shërbime konkrete.

Në këtë ngjarje nuk munguan ministra apo kryebashkiakë. Nuk munguan as fotot me fëmijët. Por fondacioni nuk merr asnjë lekë nga buxheti. Një pjesë madhe e fëmijëve nuk marrin shërbimet që meritojnë sepse qeveria nuk u jep asgjë.

Sigurova stafin e Fondacionit dhe prindërit se do vazhdoj t'i mbështesë dhe do ngrej zërin në Parlament për të krijuar shanset që meritojnë këta fëmijë.

"Pranvera kete vit erdhi me 21 lule” #21Mars #DitaBoteroreEsindromesDown.

Të fundit