Flash News

KRYESORE

Shehaj pranë banorëve të Vlorës: Qeveria jep shfaqje të neveritshme, kanalet janë bllokuar abuzivisht nga privatët

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, në këto ditë të vështira ka qëndruar pranë banorëve të Vlorës.  Shehaj bashkë me deputeten Nada Meçorapaj kanë vizituar banorët e fshatit Fitore, të cilët ndodhen të përmbytur.

Sipas Shehajt, kanalet të cilat duhet të ishin pastruar, janë bllokuar për interesa të privatëve.

“Në fshatin Fitore, situata është në prag katastrofe. E vetmja zgjidhje qe jep qeveria është braktisja e shtëpive. Kanalet që duhet të ishin pastruar, në disa raste janë bllokuar në mënyrë abusive për interes të privatëve. Qeveria vazhdon shfaqjen e neveritshme ndërkohë që qytetarët kërkojnë zgjidhje konkrete”, shprehet Shehaj.

 

Të fundit