Flash News

KRYESORE

Shehaj publikon dokumentin: Si grabitën në dy vite “Rrugën e Kombit” Rama, Ahmetaj dhe Gjiknuri

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka publikuar dokumentin që dëshmon se si dy kompanitë “Kastrati” dhe “Salillari”, të cilat fituan koncesionin për mirëmbajten e “Rrugës së Kombit”  blenë aksionet në dy vite.

Shehaj shprehet se, “në fakt janë aksione të Ramës, Ahmetaj dhe Gjiknurit që janë bashkëpronaret e fshehur të koncesionit që do të grabisë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe mbarë botës”.

Reagimi i Agron Shehajt:

Skandali i grabitjes së Rrugës së Kombit. Shikoni dokumentin.

Në dhjetor 2016, kur fituan koncesionin (grabitjen) e Rrugës se Kombit, Kastrati dhe Salillari kishin vetëm 40% të aksioneve të konsorciumit, kurse 60 përqind e kishin tre kompani të huaja që ishin garanci për aftësinë teknike të koncesionit.

Në shkurt 2017, ata blenë 40% të koncesionit me vlerë mbi 400 milion euro me vetëm 200 mijë euro dhe në Mars 2017 blenë edhe 20% e fundit me vetëm 235.000 euro.

Ne fakt këto janë aksionet e Rames, Ahmetaj dhe Gjiknurit që janë bashkëpronaret e fshehur të koncesionit që do të grabisë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe mbarë botës.

Pse nuk heton Prokuroria, apo janë të zënë me hetimin e kuksianëve të varfër që guxuan dhe protestuan kundër grabitjes?!

Të paturp dhe të pangopur.

Protesta është e vetmja armë që na ka mbetur.

Të fundit