Flash News

KRYESORE

Shehaj shpreh respektin për viktimat e 21 janarit: Rama po i përdor, edhe unë kam protestuar kundër Metës!

Deputeti demokrat Agron Shehaj, e ka akuzuar për hipokrizi kryeministrin Edi Rama, përmes një postimi në Facebook sot në mbrëmje.

“Si nuk ka turp ky njeri? #genjejnepaturp. Ky i drejtoi viktimat për të protestuar kundër Ilir Metës, pastaj përmes aleances me Ilir Metën mori pushtetin, dhe me vonë e zgjodhi President. Çdo vit i përdor për të bërë propagandë ne mënyrë te neveritshme” – shkruan Shehaj.

Më tej, deputeti, i ka nderuar të rënët:

“Përtej bindjeve politike, respekt për viktimat se protestuan për një Shqipëri me të mirë. Edhe une kam protestuar kundër Ilir Metës” – shkruan ai.

Të fundit